Mediat në gjuhën maqedonase të cilët për çdo javë bëjnë përzgjedhjen e 11-tëshes më të mirë të javës këtë herë kanë vendosur që në këtë 11-tëshe ti vendosin tre futbollist nga rradhët e kampionit aktual, FC Shkupit, i cili dje fitoi minimalisht kreun e tabelës, Strugën.
Në 11-tëshen më të mirë është kapiteni, portieri i FC. Shkupit, Kristian Naumovski, mbrojtësi Mario Mlladenovski po edhe golashënuesi i vetëm i Shkupit kundër Strugës, Fredy Alvarez.
Përpos futbollistëve, më i miri i javës nga ana e gazetarëve të sportit është përzgjedhur edhe trajneri i F.C. Shkupit, Goce Sedlloski.
Ndryshe, në mesin e futbollistëve më të mirë në 11-tëshe janë edhe Shala e Stojanovski nga Shkëndija, Ristovski Masevski dhe Manasievski nga Sileksi po edhe Ilievski dhe Samake nga Maqedonia GJ.P dhe 11-tëshja përfundon me mbrojtësin Stomnarovski nga Pobeda.



