Komisioni kuvendor për mbrojtje dhe siguri sot do ta mbajë seancën e 34-t në rend dite të së cilës janë dy propozim-vendime për dërgimin e ushtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë në misionet e BE-së “EUTM RCA” dhe “Altea”.
Në pikën e parë është Propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “EUTM RCA” në Republikën e Afrikës Qendrore.
Në pikën e dytë, Propozim – vendimi për dërgimin e një pjesëtari të Armatë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA”, në Bosnjë e Hercegovinë.