Seanca e 108-të qeveritare, Grubi: Miratuam ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimet, si pjesë e reformës tatimore

Qeveria në seancën e sotme miratoi disa propozim-amendamente për zgjidhjet ligjore që janë pjesë e reformës tatimore që duhet të nisë më 1 janar.

Siç njoftoi sot pasdite shërbimi për shtyp i Qeverisë, janë miratuar propozim-amandamentet në Ligjin për tatimin mbi të ardhurat personale, Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe Ligjin për fitimin.

Ndryshimet në Ligjin për tatimin mbi të ardhurat personale, siç thuhet në njoftim, i referohen nevojës për sigurimin e një drejtësie më të madhe të sistemit tatimor, shpërndarjes më të drejtë të barrës tatimore bazuar në tatimin mbi të ardhurat personale ndërmjet të ardhurave nga puna dhe të ardhurave kapitale, si dhe zgjerimit të bazën tatimore, nëpërmjet reduktimit të shpenzimeve tatimore.

“Ministria e Financave zhvilloi një proces të gjerë, konsultativ, gjithëpërfshirës dhe transparent me të gjitha palët e interesuara, nga i cili, siç u theksua, dolën zgjidhjet e propozuara për përmirësimin e politikës tatimore. Ndryshimet e propozuara, siç theksohet nga Ministria e Financave, i janë nënshtruar konsultimit me institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe janë bërë analiza gjithëpërfshirëse dhe të thelluara të sistemit ekzistues tatimor në vend, krahasuar me praktikat tatimore në BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në komunikatë.

Me projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar parasheh taksimin e disa produkteve ushqimore që nuk janë pjesë e produkteve bazë të nevojshme për ushqimin e njerëzve me normë tatimore preferenciale prej 10 për qind, ulet tarifa për shitjen e produkteve menstruale dhe ulet taksa për tekstet digjitale. Gjithashtu, rregullohen edhe dispozitat që përcaktojnë vendin e qarkullimit të shërbimit, termi përfaqësues tatimor futet me qëllim që personat e huaj që shesin mallra dhe shërbime në vend të kenë mundësi të llogarisin dhe paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar në organin tatimor.

Me ndryshimet e propozuara, rregullohet trajtimi i TVSH-së për qarkullimin në sistemin e kuponëve dhe rregullohet pjesa që i referohet një lloji të veçantë të bazës tatimore.

Lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimet, ka ërë një sqarim në rrjetin social Facebook dhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Ai në tri pika ka sqaruar për ndryshimet mbi tatimin, vendime këto që sot morën dritë të gjelbër nga qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Njoftimi i plotë:

Nga seanca e 108-të e qeverisë:

Shqyrtuam dhe pranuam Raportin mbi negociatat për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zhvillimin e projekteve infrastrukturore, sigurinë logjistike dhe efikasitetin e transportit të mallrave ndërmjet dy vendeve,
Miratuam Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi të ardhurat personale,
Miratuam Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar,
Miratuam Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitimin,
Rishikuam dhe Miratuam Programin Mbështetës të vitit 2022 për Shtypjen dhe Shpërndarjen e Mediave të Shkruara dhe obliguam Sekretariatin e Përgjithshëm për zbatimin e Programit,
Sollëm Vendim për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet përdoruesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve,
Në seancën e Qeverisë u bënë disa ndryshime në programe dhe dekrete, të cilat u miratuan me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave,
Sollëm Vendim për transferim të mjeteve nga Buxheti për vitin 2022 në shumë prej 15.000.000,00 denarë për Kryqin e Kuq si ndihmë financiare për veprim në situata emergjente,
Sollëm Vendim për realizimin e aktivitetit stërvitor “SEESIM-22” në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan zëvendëskryeministri i parë Grubi.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet