Sashe Ivanovski: Mickoski dhe Apasiev janë politikan të papërgjegjshëm (VIDEO)

Duke folur për hapjen e negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, gazetari maqedonas, Sasha Ivanovski për indeks ka thënë se ky moment nxorri në pah fytyrën e vërtetë të kreut të VMRO-së, Hristian Mickoski dhe kreun e të Majtës, Dimitar Apasiev.

Ai potencoi se të gjitha meritat për këtë proces shkojnë për Bashkimin Demokratik të zotit Ali Ahmeti dhe Lidhjen Social Demokrate të z. Dimitar Kovaçevski.

“Me politikanë si Mickoski dhe Apasiev dhe të tjerët që nuk votuan pro, ose ishin kundër dëshmojnë se ne si vend kemi shumë politikan të papërgjegjshëm dhe për fatin tonë të mirë është që u mbledhën forcat LSDM-ja dhe BDI-ja të kenë sukses, me mbështetje edhe të Besës dhe ASH-së, megjithatë meritat më të mëdhaja shkojnë BDI-ja dhe LSDM-ja. Unë sinqerisht i uroj të dy partitë”, tha mes tjerash Ivanovski.

Foli edhe për propozimin dhe mënyrën se si u zgjodh problemi.

Zgjidhja ishte interesante. Nuk ishte qëllimi që të detyrojmë BE-në dhe SHBA-në të ndjekin strategjinë për që të “thyhet” Bullgaria, sepse mendoj se ishte ide e keqe. U gjet zgjidhje e re që BE-ja dhe SHBA-ja të pranojnë pohimet tona se ne jemi maqedonas dhe flasim maqedonisht”, deklaroi Ivanovski për Indeks.mk

Ndryshe, Maqedonia e Veriut së bashku me Shqipërinë dje kanë nisur negociatat me Bashkimin Evropian për marrjen e datës së integrimit të dy vendeve.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet