Sali: Ende herët për heqjen e maskave!

Ministri i Shëndetësisë ishte i vetmi pa maskë ndër të tjerët. Distanca nuk mbahej fare. Por, kur u kujtua se ende pandemia nuk ka përfunduar e vuri maskën për të thënë se ende është herët për heqjen e përhershme, shkruan Alsat.

Bekim Sali tha se në koordinim me Komisionin për sëmundje infektive dhe Institutin e Shëndetit publik situata epidemiologjike nuk i lejon të bëjnë një hap të atillë, që sipas tij mund të krijoj një pik të ri të varianteve të virusit korona.

“Numri i vogël i të vaksinuarve te ne dhe përqindja e ulët e të imunizuarve në mënyrë natyrale neve nuk na jep garanci që mund të vazhdojmë më tutje pa paska apo edhe masa të tjera parandaluese”, tha Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Sipas Ministrit Sali me heqjen e maskave në Britani, Danimarkë, Spanjë dhe Gjermani infeksioni i Kovid-19 është përhapur sërish dhe ka shkaktuar përkeqësim epidemiologjik. Aktualisht në vend ka të infektuar 8 pacientë në 100 mijë banorë dhe koeficienti i virulencës së virusit është nën 1. Por, numri i rasteve aktive mbetet 2,091, gjysma e tyre në Shkup.

“Për fat të keq ne ende jemi në kufirin ndërmjet zonës portokalli dhe të gjelbër, këtë javë do të shohim pas takimit të KSI që do të mbahet të mërkurën do të rishikojmë situatën. Unë jam optimist për situatën e përgjithshme tek ne, por ende nuk jam optimist për heqjen e masave”, u shpreh Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit publik nga 869,763 të vaksinuarit, pas testeve serologjike del se 80% e tyre kanë akoma imunitet dhe rreth 70% e të pa vaksinuarave të testuar kanë antitrupa që e kanë kaluar kovidin, por numri i përgjithshëm i të imunizuarave është rreth 40% e popullsisë./

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet