Rusia paralajmëroi banorët të largohen nga Kievi pasi do të sulmojnë

Ministria ruse e mbrojtjes paralajmëroi banorët në Kiev që të largohen nga shtëpitë e tyre pasi planifikon të godasë në kryeqytetin ukrainas, transmeton The Guardian.

Në një deklaratë të lëshuar pasditen e sotme, ministria ruse e Mbrojtjes thotë se forcat e tyre po përgatiten të ndërmarrin “sulme me precizion të lartë” kundër “Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe Qendrës së 72-të për Informacionin dhe Operacionet Psikologjike (PSO)” në Kiev.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas të përfshirë nga nacionalistët ukrainas në provokime kundër Rusisë, si dhe banorëve të Kievit që jetojnë pranë stacioneve të transmetimit, të largohen nga shtëpitë e tyre.”

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet