Çmimet e shërbimeve hotelierike në muajin prill të këtij viti janë rritur për 2,5 për qind në krahasim me muajin paraprak, ndërsa janë rritur për 9,8 për qind në prill të vitit 2021.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë në krahasim me marsin e vitit 2022 rritje është shënuar në grupet si ushqimi për 3,2 për qind, Pijet alkoolike për 1,4 për qind ehe Pijet joalkoolike për 4,6 për qind.

Çmimet e shërbimeve hotelierike, megjithatë, për periudhën janar-prill të vitit 2022, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, janë rritur për 6,3 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit 2021 janë rritur për 4,5 për qind.