Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nëpërmees një konference për shtyp ka njoftuar se pas një konsultimm me komunitetin e biznesit të vendosin marzhë më të vogël për tregtimin me shumicë për disa produkte.
“Morëm vendim me të cilën duke filluar nga nesër, deri më 30 shtator të vitit 2022 për bukë të bardhë – të prerë në rriska ose të plotë, sheqer të bardhë, si dhe vaj luledielli për ushqim (pa vaj të ftohtë të kulluar) përcaktohet marzha tregtare në lartësi prej 5% në tregtinë me shumicë dhe deri 5% në tregtinë me pakicë. Për miell nga gruri – tip 400 dhe tip 500, makarona dhe spageta nga gruri i fortë, orizi i bardhë dhe qumështi i përhershëm i lopës me yndyrshmëri nga 2,8%, 3,2% dhe 3,5% dhe dhe vezët e pulës për të gjitha shoqëritë tregtare dhe tregtarët individ të cilët marrin pjesë në zinxhirin tregtar përcaktohet marzha tregtare në lartësi deri 10% në tregtinë me shumicë dhe deri 10% në tregtinë me pakicë”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.