Rrena i ka këmbët e shkurtra, u panë kush janë shkaktarët e incidenteve te Sheshi i Skënderbeut!

-Simund të jetë fajtor pushteti kur shkaktarët e incidenteve, në të dy palët i takonin opozitës?!

Unison! Njëzëri opozita për incidentet në sheshin Skenderbeu pasditen e 6 shtatorit, akuzuan pushtetin, pra, LSDM-në dhe BDI-në! Lideri i VMRO-së, më tragjiku në propagandën e tij të zezë, tha se dikush, një person me revole paska dashur ta vrasë atë! Personi në foto, dëshmi e mirë, që juristët do të kishin thënë corpus delikti .

Edhe Aleanca për Shqiptarët, partia e parë e opozitës shqiptare, akuzoi se incidentet janë skenar i partive në pushtet, pra, BDI dhe LSDM. Arianit Hoxha, Lëvizjes Besa i cili kushedi përse dhe kushedi se në ç’gjendje e bëri të njëjtën, për të përfituar nga kjo gjëmë. Opozitari duhet të jetë përherë syçelë, edhe kur nuk bie shi, duhet ta fajësojë pushtetin!

Për Apasievin s’duhet dyshuar se ku do ta locojë problemin. Fjala koc nuk ka, thotë populli, edhe letra duron gjithçka që dëshiron të shkruash. Edhe për propagandë, natyrisht. Por, populli thotë edhe se rrena i ka këmbët e shkurtra! Ajo del në shesh, herdokurdo.
Herdokurdo jo, sepse s’pati nevojë për kohë, ajo doli sheshazi menjëherë. Sepse, fshati që shihet, nuk do kallauz.

Kush ishin shkaktarët e incidenteve? Kamerat shumë mirë i kanë regjistruar. Brohoritjet antishqiptare dhe gurët dhe suljet ndaj veturave e dyqaneve erdhën nga turma që gjoja me trëndafila shkonte para Ministrisë së Jashtme. Këtë turmë e ka organizuar dhe e udhëhiqte Hristijan Mickovski dhe opozitarët tjerë. Është përgjegjësi e organizatorëve që të ruajnë qetësinë dhe rendin, kurse edhe e policisë kur ata e prishin rendin. Akuzat se policia s’ka ndërmarrë gjë është qesharake, sepse i bie që ne shkaktojmë incidente, ama ju na ndalni! Çfarë logjike!

Fajtor për incidente s’mund të jetë kush tjetër, pos ai që i ka organizuar.
Në atë hallakamë, kur ka brohoritje edhe në baza nacionale dhe ka sulme fizike, ka të ngjarë që dikush mund t’u përgjigjet! Se ishte kaluar Rubikoni, treguan reagimet, ndoshta dhe radikale nga ndonjë person, i cili ndryshe s’kishte mundur ta mbrojë pronën e vet. Por, akuza me pretendim se dikush ka dashur ta vrajë Mickovskin ose ndonjë tjetër, me pretendim se këtë e ka bërë dikush nga pushteti, prapë doli rrenë me bisht. Dhe e bën mIckovskin tragjikomik! Në këtë kurth ra në mënyrë tejet naive edhe Aleanca për Shqiptarët, sepse shumë shpejt u vërtetua se njeriu me pistoletë ishte aktivist i saj, më saktë, familjar i një ushtruesi detyre drejtor. Pra, një pjesëtar i koalicionin të tyre në Qytetin e Shkupit!

A pushteti e kishte angazhuar këtë person, apo situata e nderë që krijuan protestuesit me provokime e sulme, e kishin nxitur për të mbrojtur pronën e tij? (Ngutia për ta shkarkuar personin e tretë, familjarin e “pishtollxhiut”, vetëm tregon veprimet e papresedenta të Mickovskit dhe pulenes së tij në qytetin e Shkupit, Danellës, që hap një plagë të re në relacionet opozitare! Por për këtë nuk ka faj pushteti, apo jo).

Diskursi propagandues opozitar dështoi tërësisht, pavarësisht përpjekjeve naive për fajet e veta të fajësojë dikë tjetër. Kjo foto që sygjeron 27 Prillin, është porosia më e mirë se cilat janë qëllimet e tyre!

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet