Ronela Hajati “tallet” me Arbana Osmanin: Gjendet kushërira e “Papi Chulos” në Big Brother

Ka tash e sa ditë që në rrjetet sociale është bërë hit fenomeni “Papi Chulo”.

Bëhet fjalë për një veturë të gjelbër e cila prej ditësh qarkullon nëpër Prishtinë, duke lëshuar me zë të lartë këngën “Papi Chulo” të Ronela Hajatit dhe MatoLale.

Vetura e tipit BMW kishte shumë gjoba dhe u konfiskua nga policia, por që fenomeni që la prapa u bë viral në rrjetet sociale.
E një shaka e tillë të shtunën përfshiu edhe moderatoren e programit më të njohur të momentit, Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani.

Kjo pasi ajo të shtunën veshi një kostum të gjelbër (të ngjashëm me ngjyrën e veturës), të cilën e kishte veshur.

Këngëtarja interpretuese e hitit “Papi Chulo”, Ronela Hajati vendosi të ironizojë me veshjen e moderatores, duke publikuar një status të shkurtër në InstaStory.

“Gjendet kushërira e Papi Chulos në Big Brother”, shkroi këngëtarja në InstaStory.
Ronela përndryshe ka pak ditë që ka publikuar këngën e saj më të re “TQR”, e cila gjithashtu është shndërruar në hitin e momentit.