[ad_1]

Çifti Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj mbeten ndër më të përfolur edhe pas daljes së këngëtares nga Big Brother VIP.

Gjatë ditës së djeshme (14 shkurt), ishte aktori i njohur i cili përmes kamerave porosit vëllanë e tij binjak, Romeon t’i dërgonte Beatrixës lule për Shën Valentin.

Pak orë më vonë, Romeo ka treguar se porosia e Donaldit për të është kryer, pasi ai postoi një buqetë me trëndafila të kuq në llogarinë e tij në Instagram.

Foto: Top Channel

“Bac u kry”, ka shkruar Romeo në mbishkrimin e imazhit ndërsa bëri ‘tag’ që të dy, Donaldin dhe Beatrixën.

Më pas, ishte ish-banorja e shtëpisë së famshme që postoi një foto të ngjashme ku shihen disa buqeta me trëndafila dhe dhurata të tjera, teksa ka shkruar: “Ju dua”.

Foto: Romeo Veshaj/Instagram

Ndërkohë, dje u tha se pas ngjarjeve të fundit, këngëtarja ka udhëtuar drejt Dubait bashkë me kushërirën e saj Anxhelina Hadërgjonaj.

Ndërsa, Donaldi është në mesin e katër finalistëve të BB VIP, finalja e të cilit mbahet ditën e premte (18 shkurt). /Telegrafi/

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram