Ashtu siç u premtoi fansave, reperja Rina Balaj ka publikuar sot (e martë) projektin e ri muzikor.
Ajo këtë herë erdhi në bashkëpunim me artisten e quajtur, Amelia, ndërkohë që është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Këngëtaret vijnë me paraqitje të mrekullueshme në videoklip e skena mjaft atraktive.
Teksti është shkruar nga vet artistja shqiptare, kurse për producimin është kujdesur Dj Amelia.
Kënga tashmë është shpërndarë në të gjitha platformat muzikore dhe pritet të ketë suksesin e dëshiruar nga publiku.
Komentet krahas postimit kanë qenë të menjëhershme, duke e pëlqyer këtë projekt të 22-vjeçares.
Në bazë të disa pamjeve, ky klip duket se u xhirua në Greqi ku Balaj po qëndron prej disa kohësh. /Telegrafi/