Rifat Jashari injoroi Kasamin, nuk erdhi në Tetovë!

Sikur mos ishin zgjedhjet për Këshillin Komunal, Bilall Kasami as nuk do shpallte dikë “Qytetar Nderi” në qytetin që vazhdon të vuajë për jetë dhe aq më tepër një person siç është Baca Rifat Jashari që nuk ka shqiptarë që nuk e respekton thellë atë dhe familjen e tij kombëtare që ka sakrifikuar çdo gjë për lirinë e shqiptarëve.

Një qytet që akoma po zhytet më keq se sa qeverisja e Teuta Arifit, Bilall Kasami dëshiron që përmes eventeve të tilla të arrijë të përfitojë politikisht, sepse kur familja Jashari luftonte për idealet më të pastra për lirinë e Kosovës, Bilall Kasami nuk e dinte se ku ndodhej Prekazi legjendar dhe as i njihte emrat e heronjëve shqiptarë. Për Kasamin kulmi ka qenë të presë heronjtë e Luginës së Ujqërve në Tetovë se sa të ketë bërë në jetën e tij ndonjë akt patriotik që do mbahej mend, përcjell TS.

Kasami dëshiron të fitojë zgjedhjet për Këshillin Komunal dhe këtë dëshiron ta bëjë përmes ” patriotizmit” të tij fallso sepse të gjithë e dijnë se ishte ky lideri që arriti të bëjë për herë të parë një koalicion shqiptaro-maqedonas.

Këtë Kasami nuk do mund ta përpijë kurrë qoftë edhe nëse tenton të shpërlajë veten e tij përmes shpalljes një “Qytetar Nderi” edhe figurave më të pastra shqiptare. Por ajo që heshtet nga Kasami është fakti se avetë njeriu që ai po shpall qytetarë nderi ka injoruar dhe nuk erdhi në Tetovë për të marrë këtë çmim.

Baca Rifat na mësoi secilën ditë se si të bashkohemi ndërsa Bilall Kasami na mëson përditë se si të hakmerremi dhe të lëmë pa bukë njerëz hallexhi që ai i largon nga administrata e tij duke thyer ligjin.

Por a është legjitim ky çmim “Qytetar Nderi” për Bacën Rifat, kur dihet fakti se më parë kjo do të duhet të ketë një miratim nga Këshilli i cili nuk ekziston më në Komunën e Tetovës.

Kjo edhe mund të jetë arsyeja që Baca Rifat ka injoruar Bilall Kasamin dhe nuk bie në kurthin e tij.

Siç shihet, çmimin “Qytetar Nderi” e mori djali i Adem Jasharit./TS/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet