“Rezistenca” zbulon skandalin e Kasamit: Prej 200 të punësuarve, 100 nuk janë nga Tetova

Lëvizja Rezistenca nëpërmes profilit në “Facebook”, ka reaguar pas lajmit se për tetë muaj Kasami ka punësuar 200 militant të Lëvizjes Besa. Në reagimin e tyre thuhet se asnjëri nga zyrtarët e Lëvizjes Besa nuk është nga Tetova dhe thonë se kjo mbetet për tu konfirmuar, raporton indeks.mk

Shtojnë se nga 200 të punësuarit e Kasamit gjysma e tyre nuk janë prej Tetove.

“Udhëheqësinë që sjan prej Tetove nuk e dimë a jan apo sjan nëpër kontrata por ama prej atyre 200 aktivistëve e dimë se gati 100 nuk jan prej Tetove dhe detyrohen të vinë çdo dit në punë edhe ndoshta sjan paguar as për 3 muaj”, thuhet në reagimin e tyre.

Ata kanë edhe një pyetje për Kasamin.

“Nëse këta 100 sjan prej Tetove kush do ua votoj listën për këshilltarë këtyre që as mirdita nuk ju thonë aktivistëve të tyre kur i takojn rrugës!”/Indeks.mk/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet