Ish deputeti i Lvëizjes Besa, Kastriot Rexhepi që tani do të veprojë si deputet i BDI-së në Kuvendin e RMV-së ka lëshuar disa akuza për ish kryetarin e tij, Bilall Kasami.
Nëpërmes një statusi në “Facebook”, Rexhepi ka thënë se aktivistët dhe simpatizantët e Besës, llogari duhet ti kërkojnë Bilall Kasamit dhe Arjanit Hoxhës të cilët kanë ndryshuar disa parti.
Reagimi i Rexhepit vjen pasi zëdhënësi i Besës ditë më parë kërkojë kthimin e mandatit nga ana e Rexhepit.
Duket se Kastriot Rexhepit nuk i bëri përshtypje kjo gjë, pasi sipas tij Lëvizja Besa duhet tu kërkojë falje votuesve të vetë, pasi që votat e tyre po i çon te VMRO-ja dhe Levica.


