Fejesa e Millie Bobby Brown me Jake Bongiovi, të dashurin e saj prej dy vitesh e gjysmë u komentua ditën e djeshme për shkak të moshës që ata kanë.
Duke postuar një foto të saj me Bongiovi, ylli 19-vjeçar i Stranger Things shkruajti: “Të kam dashur tre vera tani, zemër, i dua të gjitha”.
Arsyet se përse jeta është më e bukur kur ke një shoqe të ngushtë
Një unazë fejese mund të shihej në gishtin e saj dhe Brown shtoi një emoji të bardhë me zemër dashurie në fund të postimit të saj.
Bongiovi, vetëm 20 vjeç, është një aktor dhe djali i këngëtarit legjendar Jon Bon Jovi.
Por ndër ata që komentuan fejesën e aktores ishte dhe këngëtarja e njohur Ariana Grande e cila ka shkruar në foton e çiiftit:
‘Nuk më lejuan as të dilja nga shtëpia deri në moshën 20 vjeçare.’
Komenti i saj theu një rekord’ pëlqimesh pasi grumbulloi më shumë se 317 mijë.
Edhe pse disa u gëzuan për aktoren e tyre të preferuar, ka pasur edhe nga ata që kanë nxituar të komentojnë se vendimi i saj nuk ishte i drejtë, për shkak të moshës së re.
“A nuk është ajo vetëm 19 vjeç?” “Zot, ajo është kaq e re” “martesa e fëmijëve nuk duhet të ndodhë” ishin disa nga komentet në foton e aktores.
Megjithatë, nuk është vetëm mosha e Millie Bobby Brown që shqetësoi publikun, por edhe ajo e të fejuarit të saj, pasi ai është vetëm një vit më i madh se ajo.