Aktivisti politik, Liridon Ramadani në një prononcim për indeks.mk ka folur rreth kërkesës së Bilall Kasamit për zgjedhje të parakohshme dhe kushtëzimin e ndryshimeve kushtetuese dhe barikadimin e rrugës drejtë Bashkimit Evropian.
Ai ka thënë se fuqia e Besës dhe e Bilallit është e tillë që asnjëherë ata nuk mund ta rrëzojnë BDI-në.
“Sipas matjeve të opinionit Besa nuķ është as e dyta, pra me zgjedhjet e parakohshme nuk do të mund të etablohet as si opozita kryesore në kampin shqiptar. Sipas matjeve të fundit maksimumi Besës do i shtohej dhe një deputet”, deklaroi Ramadani për indeks.mk
Në aspektin elektoral sipas Ramadanit, Besa nuk ka asnjë arsye për të kërkuar zgjedhje. Shton se Kasami vet ka qenë bartës liste dhe një kohë ishte shkrirë në LSDM.
“Në aspektin e frymës opozitare në kampin shqiptar shpresat për ndryshim janë inekzistente. Në aspektin strategjik dhe frymës ekzistuese nuk i konvenon Besës zgjedhje të parakohshme. Edhe sikur të fitonte VMRO-ja bashkë me “Levicën” dhe në qeveri do e merrnin Besën, pozita e saj në Qeveri do të ishte minore, për shkak të numrave dhe përshkak të qasjes që e ka VMRO dhe Levica karshi shqiptarëve” shtoi ai.
Ramadani thotë se shqiptarëve nuk u shkon përshtati kthimi i VMRO-së dhe Levicës në pushtet.
“Nëse do të krijohej një qeveri VMRO, Levica dhe BESA nuk do të ketë ndryshime kushtetuese dhe kjo do jetë një murë prej betonit për aspiratat e shqiptarëve që si komb janë pro integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Bilalli në rolin e tallalit po ja bën argatin Mickovskit.
Në fund tha se zgjedhjet e parakoheshme shkojnë në favor vetëm të VMRO-së dhe Levicës dhe sipas tij për interesa meskine po i mbështet dhe Bilalli./indeks.mk/


