Ramadani: BDI-ja në pushtet së paku edhe dy mandate, opozita të mësoj nga Ahmeti

Ish aktivisti i Aleancës për Shqiptarët Liridon Ramadani në një shkrim ka thënë se opozita shqiptare duhet të marrë mësim nga BDI-ja për rifreskimin e rradhëve të veta.

Ai thotë se BDI-ja pavarësisht sukseseve dhe fitoreve i është nënshtruar procesit të rifreskimit të radhëve, por të njëjtën gjë thotë se nuk e bën opozita e cila po shkon nga dështimi në dështim.

Si shembull Ramadani ka përmendur Faton Ahmetin, Valdet Xhaferin po edhe figurat tjera të reja. Mes tjerash, ai ka thënë se BDI-ja do të mbetet në pushtet edhe së paku dy mandate, raporton indeks.mk

Shkrimi i plotë:

Është paradoksale që Bdi edhe pse në aspektin elektoral ka korrë sukses po krijon figura të reja dhe po i rifreskon rradhat e veta duke i zëvendësu gjeneratat e vjetra me ata të reja si në Tetovë me Faton Ahmetin( Teuta Arifi), në Gostivar me Valdet Xhaferin (Nevzat Bejta), në Likovë me Erkan Arifin(Sadulla Duraku), në Haraçin dhe në vendet tjera, ndërsa opozita edhe pse debakël pas debakli vetëm riciklon figura nga vetja e më shumë isheksponent të dështuar të Bdi-së si Arianit Hoxha( kameleon politik duke provuar gjitha partitë), Fadil Limani( ish funksioner i dështuar i pushtetit) e tj. e duke vazhduar tek Ash që vetëm riciklon dhe avancon në poste partiake figuarat e dështuara të saj.

Pastaj po doni rrëzimin e pushtetit? Jo, me këtë qasje dhe në gjendjen aktuale Bdi do të jetë në pushtet së paku dhe dy mandate.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet