Kryeministri Edi Rama, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski kanë mbajtur ditën e sotme një takim online në kuadër të Ballkanit të Hapur.
Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti serb i cili thotë se gjatë takimit u fol për hapat e përbashkët për të siguruar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët e të treja vendeve, si dhe për takimin e ardhshëm të Procesit të Berlinit.
“Një Ballkan i Hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe një të ardhme më të sigurt për njerëzit e rajonit tonë, sepse së bashku jemi gjithmonë më të fortë”, shkruan Vuçiç në komentin e tij.


