Rama: Është privilegj të kesh një partner të besueshëm sikurse Grubi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij gjatë seancës së përbashkët qeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë që për momentin po zhvillohet në Shkup, ka folur për zëvendëskryeministrin e parë të vendit, Artan Grubi.

Rama tha se është kënaqësi për Qeverinë shqiptare që në RMV ka një bashkëpunëtorë të besueshëm siç është zv.kryeministri i parë Grubi, njofton indeks.mk

“Dua të bëj një falënderim për zv.kryeministrin e parë, Artan Grubin i cili e kryeson këtë process të përbashkët nga ana juaj. Besoj, është shqiptari më i mirë mes maqedonasve dhe maqedonasi më I mirë mes shqiptarëve. Kështu që për ne është kënaqësi dhe privilegj që të kemi në nivelin e punës së përditshme një partner kaq të besueshëm, ashtu sikundër pastaj të gjithë kolegët. Këtë e kisha detyrë ta përcillja në emër të ekipit tim, sepse në nivel përgatitorë dhe punës teknike sigurisht janë ata që kanë mundësi të vlerësojnë, punën e Artanit dhe skuadrës suaj”, tha Rama.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet