Po zhvillohet sot mbledhja e përbashkët qeveritare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u prit nga Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, për të vijuar më pas me pritjen sipas protokollit në objektin e qeverisë.
Grubi në rrjetin social Facebook I ka uruar mirëseardhje kryeministrit Rama, teksa mbledhjen e sotme qeveritare e ka quajtur si historike.
“Pritje vëllazërore për Kryeministrin Edi Rama në Shkup, për t’i uruar mirëseardhje atij dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë në mbledhjen e përbashkët historike ndërqeveritare”, shkruan Grubi.


