Qyteti Shkupit: Vandalizmi mbi kutitë për ndriçimin rrugor shkaku për ndërprerjen e energjisë elektrike në Parkun e qytetit

Njoftojmë opinionin se pas reagimit të shërbimit të rojeve të Qytetit të Shkupit se në Parkun e qytetit mbrëmë nuk ka pasur ndriçim rrugor, ekipet kompetente të qytetit dolën menjëherë në terren për kontroll dhe kanë riparuar problemin brenda 15 minutash.

Gjatë kontrollit është konstatuar se autorë të panjohur kanë hapur me dhunë kutitë për energji elektrike në Kopshtin Zoologjik Shkup dhe afër monumentit të Goce Delçevit dhe kanë fikur siguresat. Në lidhje me këtë është  vepruar menjëherë dhe është ndezur energjia elektrike për ndriçimin e Parkut të Qytetit.

Qyteti i Shkupit dënon ashpër veprime të tilla, u bëjmë apel qytetarëve që të mos i hapin me dhunë kutitë për energji elektrike, sepse rrezikojnë rrjetin e energjisë elektrike dhe sigurinë e vizitorëve në parkun e qytetit.

hërbimet e Qytetit të Shkupit me rastin e këtij vandalizmi njoftuan MPB-në, shpresojmë në reagimin e duhur nga ana e institucioneve kompetente, thuhet në njoftimin me shkrim nga ana e Qytetit të Shkupit.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet