Qytetarët “grushtojnë” politikën anti-shqiptare të VMRO-së, kërkojnë dënimin e Nikollovskit

Deklaratat luftë-nxitëse të dhëna nga nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski dhe së fundi fushata anti-shqiptare e filluar nga ana e partisë së Mickoskit ka nevrikosur tepër qytetarët.

Në një anketë të realizuar sot, qytetarët për indeks.mk thonë se kjo që po bën VMRO-ja është e pa pranueshme, raporton indeks.mk

Thonë se fjalimet e tipit të tillë, që nxisin luftë e të cilët më pastaj krijojnë edhe ndasi mes qytetarëve janë të pa-pranueshme dhe për një gjë të tillë ata duhet të japin llogari, para organeve të drejtësisë.

Qytetarët thonë se nuk është koha për luftë por duhet bashkuar sa më parë të gjithë partitë për tu inkuadruar sa më parë në Bashkimin Evropian.

Të tjerë thonë se VMRO-ja e ka të pamundur ta “ballafaqojë” një kundërshtarë si Bashkimi Demokratik për Integrim dhe deklarata të tilla bën për të ngritur nacionalizmin dhe për të fituar pushtet, por sipas qytetarëve kjo është e kotë sepse në këtë mënyrë nuk mundet asnjëherë të vijë në pushtet.

Kujtojmë, deputeti dhe njëherë nënkryetari i VMRO-së, Aleksandar Nikollvski ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se nëse në vitin 2001 shqiptarët u ngritën në luftë, këtë herë maqedonasit do të ngriten për luftë. Kjo nuk është e vetmja, sepses ë fundi VMRO-ja është lëshuar në një ofensivë dhe po Nikollovski së fundi ka kërkuar 61 deputet duke premtuar maqedonasve se nëse fitojnë shumicë nuk do të marrin asnjë parti shqiptare në Qeveri.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, VMRO-ja është duke sulmuar edhe biznesmenët shqiptarë të cilët me vite kontribuojnë në buxhetin e shtetit me tatimet që paguajnë në arkën e shtetit.

Por kjo nuk është e fundit, sepse po kryetarët e VMRO-së nëpër komuna janë urdhëruar që të mos u japin leje ndërtimi qytetarëve e biznesmenëve shqiptarë, për sic thotë Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, arsyje raciste demografike, politike./indeks.mk/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet