Në seancën e sotme të Qeverisë është miratuar vendimi për marrjen e nënshtetësisë së oligarkut ukrainas, Oleksandr Onyshchenko.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.
Njoftimi i plotë:
Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendimin me të cilin i merret nënshtetësia oligarkut ukrainas, Oleksandr Onyshchenko, pas shqyrtimit të të gjitha fakteve dhe dispozitave ligjore në bashkëpunim me të gjitha institucionet e sigurisë së vendore.
Maqedonia e Veriut është vatër e vlerave proeuropiane dhe nuk do të tolerohet në asnjë mënyrë të shkelet mbi parimet e këtij përcaktimi.
Kujtojmë Onyshchenko se ishte futur në listën e sanksioneve SHBA-së më 31 maj të vitit 2021, për shkak se ishte pjesë e një rrjeti rus që ndërhyu në zgjedhjet amerikane.
Ai po ashtu ka edhe shtetësi ruse.