Qeveria sot do ta mbajë seancën e rregullt të 34-të, në rend dite të së cilës, ndër të tjera do të jenë programet për ndryshimin e Programit për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2022 dhe Programi për zbatimin e fondit të ndërhyrjes në bujqësi.
Do të shqyrtohet edhe propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen e ndërsjellë të autorizimeve për operatorin e autorizuar ekonomik dhe siguri (OEOS).
Sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, para kësaj seance të caktuar për në orën 12:30, do të mbahet një tjetër tematike, me fillim nga ora 12:00, në të cilën do të shqyrtohet Informacioni për fillimin e programimit të Programit të Veprimit për vitin 2023 në kuadër të IPA 3, një instrument për asistencën para anëtarësimit.
“Për vendimet dhe konkluzionet nga seancat e sotme opinioni do të njoftohet me kumtesa të veçanta, pas përfundimit të tyre”, theksojnë nga Qeveria.