Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 23-të, në të cilën do të shqyrtojë më tepër pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Siç njoftojnë nga qeveria, në mbledhje, mes tjerash, do të shqyrtohen Raportet gjysmëvjetore për shumën dhe numrin e kredive të miratuara të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla, me mundësi për grant komponentë (Kovid 3 linjë kreditore), si dhe për shumën dhe numrin e kredive të miratuara nga Fondi i Posaçëm Kreditor (FPK), Kovid 1 linja kreditore dhe linja kreditore për mbështetjen e shoqatave radiodifuzive tregtare.