Qeveria blen dronë Bayraktar nga Turqia, Kurti: Kosova tash është edhe më e sigurt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njofton se në arsenalin e ushtrisë ka shtuar dhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kanë blerë si Qeveri nga Turqia
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njofton se në arsenalin e ushtrisë ka shtuar dhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kanë blerë si Qeveri nga Turqia.

“Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë”, ka thënë Kurti, duke shtuar se Kosova tash është edhe më e sigurt “përveçse gjithnjë krenare”.

Kurti ka thanë se së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë përgëzuar oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve

“Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, ka shkruar ai.https://www.facebook.com/albini2017/posts/826845135475882?ref=embed_post

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet