Qentë endacakë janë problem serioz në Tetovë. Kryetari i kësaj komune një vit më parë kishte thënë se kjo dukuri do të ndryshojë po sa të merr pushtetin por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Në muajin korrik bëhet një vit që në Tetovë askush nuk trajton qentë endacak, ndërsa qyteti është i mbushur me të tillë.
Në sektorin për punë të brendshme janë raportuar 34 raste të sulmeve nga qentë endacak, por ky numër mendohet te jetë shumë më i madh, pasi një përqindje e vogël e qytetarëve raportojnë se janë sulmuar nga qentë endacak.
Nga komuna e Tetovës thonë se shpejti do të fillohet me trajtimin e qenve endacak, ndërsa shuma e trajtimit të një qeni është 300 euro.
Por ja çka thoshte Kasami në vitin 2021 për qentë endacakë në Tetovë?
“Të dërgosh fëmijën në shkollë publike jo në shkollë private, rrugëve të Tetovës me qen endacakë, me mbeturina, të kesh drojë edhe të jesh tërë kohën në ankth se a do të kthehet fëmija edhe të ketë fatin e fëmijës që para disa muajsh e masakruan qentë endacakë.”- ka thënë Bilall Kasami më 29 tetor 2021.