Që të shmanget kaosi, letërnjoftimet do të dërgohen në adresën e Qytetarëve

Ministria e Punëve të Brendshme do t’i dërgojë patentat shoferi dhe letërnjoftimet e reja në adresën e qytetarëve.

Kjo, siç shpjegojnë nga MPB-ja, bëhet për ta përshpejtuar dhe për ta lehtësuar procesin e ndryshimit të dokumenteve personale.

Prej atje shtojnë se ky është një pilot-projekt dhe se do të realizohet vetëm në territorin e qytetit të Shkupit përmes stacioneve policore. Kjo do të thotë se qytetarët që janë fotografuar për patentë shoferi ose letërnjoftim, do t’i marrin ato në adresën e tyre. Njëkohësisht, MPB-ja njoftoi se të shtunën do të punojnë sportelet në Beko dhe RTVM për marrjen e dokumenteve (nga ora 08:00 deri në 16:00).

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet