Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të baj mbledhjen e 83 në rend dite të së cilës deputetët do të parashtrojnë pyetje deri tek kryeministri dhe anëtarët tjerë të kabinetit qeveritarë.
Fillimi i seancës është paraparë për sot në ora 11:00.
Seanca për pyetje deputetësh mbahet çdo të enjte të fundit të muajit.
Fillimisht deputetët do të mund t’i marrin përgjigjet me shkrim të pyetjeve të parashtruara më herët e më pas të kalojnë në pyetjet e reja.