Putin përplaset në Moskë me kancelarin gjerman për rastin e Kosovës

Kancelari gjerman Olaf Scholz, tha të martën se ai pa hapësirë për më shumë diplomaci për të shmangur një luftë midis Rusisë dhe Ukrainës, pas katër orësh bisedimesh me presidentin rus Vladimir Putin, duke e bërë të qartë se ai refuzoi ta shihte situatën si të pashpresë.

Udhëtimi njëditor i Scholzit pas një vizite në Kiev të hënën, është pjesë e një përpjekjeje perëndimore për të tentuar të parandalojë një sulm të mundshëm, derisa më shumë se 100,000 trupa ruse janë grumbulluar në kufijtë e Ukrainës.

“Mundësitë diplomatike janë larg nga të shterurit”, tha Scholz në një konferencë të përbashkët shtypi me Putinin, raporton Reuters, përcjell Bota sot.

Kancelari gjerman Olaf Scholz

Duke dhënë një notë më pozitive se disa liderë të tjerë perëndimorë, Scholz tha se ishte një shenjë e mirë që disa trupa ruse po ktheheshin në bazë pas ushtrimeve pranë Ukrainës, por shtoi se ai donte të shihte më shumë.

“Duhet të jetë e mundur të gjendet një zgjidhje. Pavarësisht se sa e vështirë dhe serioze duket situata, unë refuzoj të them se është e pashpresë”, tha ai.

“Siguria afatgjate në Evropë mund të arrihet vetëm me Rusinë”, shtoi ai.

Kancelari gjerman Olaf Scholz

“Për brezin tim, lufta në Evropë është bërë e paimagjinueshme. Ne duhet të sigurojmë që ajo të mbetet e tillë”, tha Scholz, i cili mori detyrën në dhjetor. “Është përgjegjësia jonë si udhëheqës shtetërorë dhe qeveritarë të parandalojmë përshkallëzimin ushtarak në Evropë.”

Scholz, i cili u kritikua brenda dhe jashtë vendit për sinjale të përziera mbi Ukrainën dhe për të mos folurit kundër Rusisë, tha gjithashtu se derisa NATO dhe Bashkimi Evropian nuk ishin dakord me kërkesat e Rusisë, kishte disa pika që ia vlen të diskutohen.

Kancelari nuk tha se do të përfundonte gazsjellësin Nord Stream 2 në rast të një pushtimi, duke thënë thjesht se do të kishte pasoja.

Megjithatë, në konferencën për shtyp, Scholz shprehu shqetësime rreth çështjeve të të drejtave civile, duke përfshirë mbylljen e grupit të të drejtave të njeriut, Memorial, në dhjetor.

Në konferencën për shtyp, ata u grindën edhe për NATO-n, përcjell Bota sot.

Putin kritikoi NATO-n, duke thënë se ajo kishte nisur një luftë në Evropë duke bombarduar ish-Jugosllavinë në vitin 1999.

“NATO nuk është Aleancë paqësore e mbrojtjes”, tha Putin. Ai shtoi se në Serbi, NATO bombardoi Beogradin pa mandat nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Scholz u kundërpërgjigj, duke thënë se kjo ishte bërë për të parandaluar gjenocidin, një referencë për persekutimin e shqiptarëve etnikë në Kosovë.

Putin iu kundërpërgjigj se Rusia e konsideron trajtimin e rusëve etnikë në rajonin e Donbass në Ukrainën lindore si gjenocid./Botasot

 

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet