Qindra punonjës dhe banorë lokalë kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt centralit bërthamor në juglindje të qytezës Enerhodar, derisa trupat ruse po avancojnë në atë rajon.

Videoja e postuar në Facebook nga autoritetet lokale, shfaqin turmën duke bartur flamuj ukrainas dhe bllokuar rrugën – duke ia pamundësuar rrugëtimin e mëtejmë forcave ruse, transmeton Telegrafi.

Traktorë e kamionë të shumtë janë përdorur gjithashtu për të bllokuar rrugët. Dmytro Orlov, kryetar i Enerhodadit, tha në Facebook se janë pozicionuar dhe nuk e kanë ndërmend të lejojnë rusët të kalojnë dhe ecin drejt centralit bërthamor.

“Të gjitha shërbimet komunale po funksionojnë dhe nuk e kemi ndërmend të dorëzojmë qytezën te rusët, jemi të vendosur për këtë”, shtoi Orlov. /Telegrafi/