Publikon fotografi të tjera nga pushimet, Tuna: Netë të paharrueshme në Dubai

Artistja e njohur shqiptare, Tuna Sejdiu, prej disa ditësh po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Tashmë ka treguar se si destinacion të pushimeve së bashku me dy djemtë e saj ka zgjedhur Dubain.

E njëjta ka publikuar disa fotografi së fundmi, në të cilat ka pozuar bashkë me fëmijët.

Tuna (Foto: Instagram)

Krijuesja e hitit “Nëse vdes e re” thotë se këto netë në Dubai kanë qenë të paharrueshme.

“Netë të paharrueshme në Dubai bashkë me djemtë e mi”, ka thënë 36-vjeçarja.

Tuna (Foto: Instagram)

Këto janë pushimet e para të Tunës për këtë vit dhe sipas disa fotografive është e shoqëruar edhe nga ish-partneri i saj, muzikanti Patris Berisha.

Të njëjtit janë ndarë prej shumë vitesh, por që duket se ky ribashkim u bë për shkak të fëmijëve të tyre. /Telegrafi/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet