Publikohet manuali me vegla digjitale per aktivizëm rinor

Jeta në “epokën digjiitale” po zhvillohet gjithnjë e më shumë në internet ku ofrohet një spektër i madh mundësish për aktivizim dhe angazhim të të rinjve.Por megjithatë, aktivizmi online jo çdoher arrin ndikimin apo ndryshimin që duam ta shohim.

Edhe pse jemi të kyçur në internet, në fakt dëshirojm që ndryshimet të ndodhë në botën reale (offline), duke i afruar njerëzit më afër, duke fuqizuar të rinjtë që të aktivizohen dhe të angazhohen për kërkesat e tyre në jetën reale.

Shoqata e të rinjve POPEDU së bashku me partnerë nga Brazili dhe Maqedonia e Veriut në projektin On|Offline punoi të identifikoj se cilat mjete janë më të rëndësishme për përfshirjen e të rinjve në aktivizëm, të maksimizojë përfitimet e mjeteve online për të rritur ndikimin në botën reale, njëherit edhe të përcaktohen se cilat mjete japin rezultate më të mira.

Popedu së bashku me partnerët e saj ka krijuar një broshurë me shumë mjete dhe praktika më të mira të veglave digjitale. Ju mund ta shkarkoni broshurën falas këtu: 

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet