Publikohen 21 marrëveshjet e nënshkruara/ Grubi: Përmbyllëm një ditë mjaftë produktive

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se në seancën e sotme të përbashkët mes dy shteteve, Maqedonisë dhe Shqipërisë është miratuar konkluzioni i propozuar nga ai, që dy vendet të kenë një pikë të përbashkët kufitare, njofton indeks.mk

Ai shton se me këtë vendim lehtësohet qarkullimi kufitarë dhe përforcohet bashkëpunimi në sferën e kontrollit kufitarë.

Shton se procedurat e panevojshme burokratike me këtë vendim i janë lënë të kaluarës.

“Më në fund: Kufi i përbashkët me Shqipërinë, hap drejt largimit përfundimtar të kufijve midis neshLehtësuam qarkullimin ndërkufitar me Shqipërinë, përforcuam bashkëpunimin në sferën e kontrollit kufitar dhe ia lëmë të kaluarës procedurat e panevojshme burokratike. Një nga aktet më të rëndësishme që u nënshkruan sot në mbledhjen e përbashkët mes Qeverisë së vendit tonë dhe asaj të Republikës së Shqipërisë është padyshim Protokolli për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë Thanë”,

”Ditën jashtëzakonisht produktive të punës në mbledhjen e përbashkët qeveritare me Republikën e Shqipërisë e përmbyllëm me miratimin e tre konkluzioneve prioritare dhe nënshkrimin e 21 akteve të rëndësishme nga sektorë të ndryshëm, si në vijim:
📌Konkluzionet:
👉formimin e Komisionit të përbashkët të ekspertëve që do të përcaktojë vendndodhjen e vendkalimit të ri kufitar ndërmjet Strugës dhe Pogradecit;
👉bashkëpunimin dhe ndërmarrjen e obligimeve përkatëse për ndërtimin dhe përfundimin e infrastrukturës hekurudhore të Korridorit 8, respektivisht linja hekurudhore Shkup – Durrës dhe
👉ndërtimin e një zone intermodale logjistike, në formën e një porti të thatë pranë Strugës për ngarkesat tranzit që vijnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga porti i Durrësit.
📌Aktet e nënshkruara:
🖋️Memorandum bashkëpunimi për çështjen e integrimit në Bashkimin Europian;
🖋️Memorandum për bashkëpunim në fushën e trajnimeve diplomatike…”-shkruan Grubi.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet