Kuvendi i Maqedonisë vazhdon të diskutojë për shkarkimin e Ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
Deputetët e VMRO-së vazhdojnë të flasin mes vete dhe të thurrin ellozhe për ministrin e shëndetësisë dhe shokun e cimerin e Arben Taravarit.
Me fjalët e deputetëve të VMRO-së pajtohen kryekput deputeti dhe mbështetësi i Taravarit, Halil Snopçe që doli të jetë i habitur nga sukseset siç thotë ministrit Fatmir Mexhiti.
Kujtojmë, VMRO-DPMNE-ja opozitare në nivel lokal është në koalicion në Gostivar me Taravarin dhe në Tetovë me Bilall Kasamin


