Presidenti Biden përshëndet hapjen e negociatave: Hapat që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë ndërmarrë të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE

Presidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur hapjen e bisedimeve me Bashkimin Europian. Në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Europë të plotë, të lirë dhe në paqe, thuhet në qëndrimin e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë dhe presidenti Biden.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin hapat e rëndësishëm që Bashkimi Europian po ndërmerr për të çuar përpara integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik duke hapur bisedimet e pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Europë të plotë, të lirë dhe në paqe.

Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor për këtë vizion.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa ato vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit.

Hapat që BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon për të rritur angazhimin e tyre për forcimin e demokracive të tyre në vend.

https://www.whitehouse.gov/briefing-room/statements-releases/2022/07/19/statement-by-president-biden-welcoming-important-steps-towards-eu-integration-for-albania-and-north-macedonia/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet