Me premtime të shumta e pothuajse totalisht boshe, erdhi në mandatin e tij të dytë, Arben Taravari si Kryetari i Komunës së Gostivarit.
U prezantuan projekte të dizajnuara e promovuara deri në detaje, por, fatkeqësisht një pjesë e madhe prej tyre mbetet vetëm në broshurat partiake të printuara në letër.
Taravari premtoj depolitizim të çdo institucioni nën kompetenca të komunës, premtim ky i cili aspak nuk u respektua. Duke punësuar dhe avancuar në pozita komunale njerëz partiak, ai dëshmoi se nuk i intereson kualiteti i punës por plotësimi i vendeve me militantë partiak, raporton indeks.mk
Gostivari i cili gjithmonë është shquar për pastërtinë dhe mbajtjen e higjienës publike, tanimë mbetet një imazh i së kaluarës, sepse shportat e mbeturinave po qëndrojne të stërmbushura dhe pa u pastruar për ditë të tëra. E natyrisht, një imazh i tillë i shëmtuar, nuk i ka hije një qyteti bujar e mikpritës si Gostivari.
Infrastruktura rrugore nëpër disa rrugë brenda qytetit dhe lagje periferike, lë shumë për të dëshiruar. Gostivari u shndërrua në një qytet me plot gropa, që qytetarët pësojnë çdo ditë dëmtime të veturave ndërsa komuna nuk ka kryer as edhe intervenimin më të vogël.
Gostivari njihet për kaosin në trafik, që shkaktohet nga mungesa e vendparkimeve të reja, si dhe keqmenaxhimi i vendparkimeve ekzistuese, duke bllokuar korsi veturash e duke i kthyer të njejtat në parkingje me pagesë. Ndonëse qytetarët presin fillimin e ndërtimit të garazhës në kate që do e rregullonte këtë situatë, ky projekt duket se është akoma larg nga nisja.
Premtimet e kryetarit aktual përfshinë edhe një urë të dedikuar për persona me nevoja ndryshe, per qasjen e tyre më të lehtë në shëtitoren buzë lumit Vardar. Por, e njejta u pa vetëm në dizajnin e ofertës partike, sepse për realizim të së njejtës as që flitet më!
Prania e qenve endacak në Gostivar është kthyer ne një makth për banorët e qytetit. Numri i qenve vazhdimisht po rritet, ndërsa janë qytetarët ata që po e pësojnë me sulme nga endacakët. Strehimorja e cila u promovua gjatë nëpër rrjete sociale, nuk plotëson asnjë nga kushtet bazike për trajtimin dhe qëndrimin e qenve në të, ndaj e njejta aktualisht, ngelet jashtë funksionit.
Komuna e Gostivarit është ndër komunat e vetme në Maqedoninë e Veriut e cila pothuajse në çdo muaj, binjakëzohet me ndonjë komunë turke, duke lënë pas dore bashkëpunimet apo binjakëzimet me komuna shqiptare nga mbarë trevat tona.
Për mos angazhimin e kryetarit, qytetarët shpesh herë e kanë cilësuar Taravarin si “kryetar të Facebook-ut”, i cili më shumë merret me replika e komente në Facebook se sa me hallet dhe kërkesat e qytetarëve./indeks.mk


