Predan: Asgjë e re, edhe Sllovenia ndryshoi Kushtetutën për tu bërë pjesë e BE-së

Ambasadori i Sllovenisë në Shkup, Milan Predan, në një deklaratë për media theksoi se Gjuha maqedonase njihet nga 26 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, që do të thotë se do të jetë edhe gjuhë zyrtare e BE-së. Sipas tij, një shtet anëtar ka gjithmonë të drejtë të shprehë disa nga rezervat e tij me deklarata të njëanshme, por kjo sigurisht që nuk do të ndikojë në statusin e gjuhës maqedonase në BE. Predan, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, theksoi se me siguri 26 shtetet anëtare që e njohin gjuhën maqedonase, si gjuhë maqedonase, nuk mund ta pranojë veton sepse një shtet anëtar ka rezerva gjuhësore.

“Edhe Sllovenia duhej të ndryshonte Kushtetutën me kërkesë të njërit prej fqinjëve të saj. Një situatë mjaft e ngjashme në këtë aspekt dhe ne pastaj thjesht vlerësuam se qëllimi për të hyrë në BE ishte më i rëndësishëm se kaq. Pra, nuk është asgjë e re. Të gjithë ata që negociuan me BE-në ishin në një situatë ku kishin disa pengesa në atë proces, por më e rëndësishmja është se treni i Maqedonisë drejt BE-së më është nisur ose do të niset.”- deklaroi Milan Predan – Ambasador i Sllovenisë në Shkup.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet