Policia zbulon emrin e gruas nga Shkupi që u gjet e vdekur në mes fshatrave Haraçinë dhe Grushinë

MPB ka konfirmuar se një grua e zhdukur nga Shkupi është gjetur e vdekur.

Sipas MPB, bëhet fjalë për Stojanka Gjorgjieva, e cila është gjetur mes fshatrave Grushinë dhe Haraçinë.

“Rasti në MPB është paraqitur sot në ora 10. Gruaja e cila ishte paraqitur si e zhdukur është gjetur e vdekur në një arë rreth rrugës”, kanë njoftuar nga MPB.

Policia pritet të dalë me detaje shtesë lidhur me rastin.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet