Rreth orës 17:00 në stadiumin e futbollit në fshatin Konjare e Mesme, gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet KF “BVK Konjare” dhe KF “Kumanova”, 20 minuta para përfundimit të ndeshjes, ka pasur një tentativë nga publiku vendas për t’u përballur fizikisht me lojtarët mysafirë, e cila është penguar nga shërbimet që sigurojnë ndeshjen. Kështu thonë zyrtarët të policisë, pas arrestimit të sotëm të dy personave, konkretisht gazetarit Furkan Saliu dhe Nusret Jakupit.
“Gjatë ndërhyrjes dy persona kanë sulmuar pjesëtarët e Njësisë për intervenim të shpejtë të policisë, më pas janë ndaluar në Stacionin Policor në Gazi Babë. Bëhet fjalë për Furkan Saliu (1990) dhe Jakupi Nusret (1997), të dy nga fshati Haraçinë, ndërsa Suat Bajrami (1993) nga fshati Haraçinë është ndaluar për pjesëmarrje në përleshje. Në orën 18:00 nga ‘DELTA’ gjatë kontrollit të automjetit ‘Dachia Duster’ me targa SK9665BM, në pronësi të Furkan Saliut, në bagazh, në një çantë shpine u gjet një armë e markës së panjohur. Në momentin e kontrollit në automjet kanë qenë Fatlum Aliu (1992) dhe Ariton Ramadani (2002) nga fshati Kondovë, të cilët kanë deklaruar se nuk e dinë se e kujt është arma”, thonë zyrtarë të policisë.


