Policia shpall konkurs për pranimin e policëve të rinj, këto janë kriteret

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj policor.

Në njoftim janë paraqitur edhe kriteret që duhet t’i përmbushin kandidatët.

Kusari-Lila: Opozita nuk mund ta çojë vendin në zgjedhje
Policia e Kosovës shpall: K O N K U R SPër pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit.

Vendi i punës: Policia e Kosovës

Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:

a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
f) Të mos posedojë tatuazh në pjesë të dukshme të trupit;
g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet