Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, gjatë intervistës në “Studio 10” në “Tv24” tha se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski e meriton të goditet me boks.
“E tolerova atë që tha për mua. Stevce është i sëmurë, do të vdesë, një politikan i vdekur. Ai e meritonte të boksohej, jo një koalicion që të shpërbëhej. Unë e kam toleruar qëndrimin ndaj partisë sime, por kur është në pyetje qytetarët nuk mund të kalojmë”, tha Jakimovski.
Jakimovski dje njoftoi se po e prish koalicionin me VMRO-DPMNE-në në komunën e Karposhit.