Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot mori pjesë në konferencën vjetore “Reformat në sektorin e zbulimit dhe sigurisë në Maqedoninë e Veriut”, organizuar nga Qendra e Gjenevës për Menaxhimin në Sektorin e Sigurisë. Duke folur mbi këtë temë ajo theksoi se është një reformë që nuk përfundon kurrë sepse ka të bëjë me raportin në mes të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe interesave dhe zhvillimit të zbulimit dhe sektorit të sigurisë.
Sipas Petrovskës, procesi i reformimit të sistemit të sigurisë dhe zbulimit është konceptuar si një proces gjithëpërfshirës, duke përfshirë edhe sektorin civil, por për sukses të plotë procesi duhet të mbyllet, pra Këshilli për Mbikëqyrja Civile duhet të funksionojë dhe të angazhojë ekspertë të cilët do t’u ofrojnë deputetëve njohuri dhe përfshirje të anëtarëve të Komisionit Parlamentar në zbatimin e mbikëqyrjes.
“Raporti i Komisionit Evropian i publikuar së fundmi i njeh përpjekjet që janë bërë në periudhën e kaluar dhe këto absolutisht nuk janë përpjekje vetëm të një qeverie apo të disa ministrave, por janë përpjekje të gjithë shoqërisë”, theksoi Petrovska.
Ministrja iu referua edhe mbikëqyrjes në këtë fushë, veçanërisht në kuadër të shërbimit të sigurisë ushtarake dhe zbulimit, dhe theksoi se sipas Konceptit 2030 MKD i promovuar në Ministri dhe sipas dokumenteve strategjike të aleancës NATO, komiteti u formua me detyrën për të hapur një diskutim publik rreth asaj se si duhet të rregullohet kjo çështje.
Ministrja tha se është e gatshme të bëjë një hap më tej në lidhje me përzgjedhjen e kreut të këtij shërbimi ushtarak.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, drejtorët e Agjencisë për Siguri Kombëtare, dhe kryetari i Komisionit Mbikëqyrës të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë së Zbulimit. Konferencën e hapën kryetari i Kuvendit dhe ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut.