Petrovska: Ndihma në Ukrainë është dërguar me kërkesë të saj

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot në TV21 deklaroi se me kërkesë të Ukrainës, Maqedonia e Veriut i ka dërguar pajisje ushtarake për mbrojtje nga agresioni rus.

Ajo deklaroi se Maqedonia e Veriut është bashkangjitur në sanksionet ndaj Rusisë, pasi siç tha, konsideron se agresioni rus është i paarsyeshëm.

“Ajo që është e rëndësishme të tregohet kur flitet për Ukrainën, se nga momenti i parë e kemi dënuar këtë agresion që i ndodhi Ukrainës për arsye të kota sepse konsiderojmë se e njëjta është e pabazë dhe se Ukraina me asgjë nuk ka provokuar asnjë lloj të këtij agresioni. Nga këto arsye, Republika e Maqedonisë së Ceriut është bashkangjitur ndaj sanksioneve, mirëpo në propozim të MM-së nga Qeveria janë miratuar tre vendime me të cilat kemi dhuruar lloje të ndryshme të pajisjeve ushtarake dhe armatim”, thotë Petrovska.

Ajo beson se institucionet nuk e fshehën faktin se Maqedonia e Veriut do të dërgojë pajisje ushtarake në Ukrainë dhe shtoi se pajisjet e dhuruara nga shteti janë që Ukraina të mbrohet nga agresioni rus.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet