Petkov jep dorëheqje nga Qeveria bullgare

Sot pritet të parashtrohet dorëheqja e qeverisë bullgare e kryesuar nga kryeministri Kiril Petkov, pasi javën e kaluar nuk arriti ta tejkalojë votimin për mosbesim, njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

Presidenti bullgar Rumen Radev është para fillimit të konsultimeve me grupet e deputetëve në Asamblenë popullore dhe më pas dorëzimin e mandatit për përbërjen e qeverisë së re. Që të premten derisa Petkov ishte në Bruksel në Këshillin e BE-së, Radev paralajmëroi se pret dorëheqjen e Petkovit sepse ai do ta fillojë procedurën.

Sipas kushtetutës bullgare, Asambleja kombëtare ka të drejtë të bëjë tre tentime për formimin e kabinetit.

Mandatin e parë, Radevi duhet t’ia ndajë “Vazhdojmë me ndryshimin” si grup më i madh i deputetëve në parlamentin bullgar, i cili ka ndërmend sërish ta propozojë Kiril Petkovin për kryeministër.

Nëse “Vazhdojmë me ndryshimin” nuk ka sukses të sigurojë shumicë dhe qeveri të re, presidenti do t’ia dorëzojë mandatin e dytë GERB-SDS, i cili dje paralajmëroi se menjëherë do t’ia kthejë Rumen Radevit. Mandatin e tretë presidenti i Bullgarisë ka zgjedhur cilit nga grupet tjera të deputetëve do t’ia ndajë.

Nëse tentimi i tretë nuk ka sukses, Radev emëron qeveri kalimtare, e shpërbën Asamblenë kombëtare dhe cakton zgjedhje të parakohshme.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet