Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi i shoqëruar nga Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri vizituan objektin e përfunduar të shkollës në lagjen Bardh të Bllacës në të cilën fëmijët prej sot do të kenë mundësi të fitojnë dije në vendlindjen e tyre.
Grubi ka thënë se sot është një ditë e madhe për banorët dhe se është kënaqësi të shohësh entuziazmin e fëmijëve dhe prindërve që me padurim prisnin realizimin e këtij projekti.
“Ditë e madhe sot për banorët e fshatit Bllacë dhe fëmijët e tyre. Nxënësit e fshatit Bllacë do të vazhdojnë rrugëtimin drejt dijes në vendin e tyre. Kënaqësi të shohësh entuziazmin e fëmijëve dhe prindërve që me padurim prisnin realizimin e këtij projekti.Ta gëzojnë banorët dhe nxënësit folenë e re të dijes!”, ka shkruar Grubi.


