Me bashkëpunim të mirë dhe monitorim të duhur, po realizohen brenda afatit të caktuar 94 kontratat e lidhura një vit më parë për realizimin e projekteve të infrastrukturës në të gjitha rajonet planifikuese, apo në 75 komuna në të gjithë vendin, me vlerë prej 49,7 milionë euro.
✅Sot pas një viti, kanë përfunduar 36 projekte me vlerë mbi 15 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër janë në vazhdim dhe realizimi i tyre pritet të jetë brenda afatit të planifikuar, pra deri në fund të vitit 2023.
Një nga ato projekte është fasada krejtësisht e re energjetike e spitalit në Gostivar.
Në kohë krize energjetike dhe nevojë për kursim, me një investim prej gati 480 mijë euro, gostivarasit sot ka një spital të ngrohtë dhe me efikasitet energjetik.


