Pasi dështoi me Zaevin, Kasami pranon bashkëpunimin me Mickoskin

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kryetar i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami sonte është mysafir në emisionin “Click Plus” në TV21.

I pyetur për qeverinë e mundshme, përkatësisht për formimin e qeverisë së ardhshme, se cila nga partitë politike maqedonase është më afër apo më realiste me Kasamin, ai tha se nuk ka rëndësi se kush do të jetë në anën tjetër.

“Kjo u dëshmua me koalicionin tonë me LSDM-në, nga i cili dolëm kur pamë që kërkesat tona nuk plotësohen, jemi të vetmit që nga pozita e pushtetit votuam për ta rrëzuar.  Ne kemi parimet dhe kërkesat tona, përgjegjësitë dhe premtimet tona ndaj popullit shqiptar dhe marrim përgjegjësi ndaj shqiptarëve, se cila nga partitë nga pala maqedonase do të jetë në anën tjetër, përderisa të përmbushen qëllimet tona”, ka thënë Kasami.

Ai shtoi se është në komunikim të rregullt me ​​Mickoskin duke pasur parasysh koalicionin e tyre dhe bashkëpunimin në nivel lokal.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet