Partia pro-ruse i del krah opozitës, Baçev kërcënon Ademin!

Kryetari i partisë pro-ruse në RMV, Janko Baçev ka kërcënuar deputetin e BDI-së Arbër Ademi pas ngjarjeve që ndodhën ditë më parë në Kuvend. Në një postim në rrjetet sociale Baçev ka thënë se do të dëshironte shumë që të ishte në vend të Milloshoskit, njofton indeks.mk

Ai më tutje ka thënë se poqëse do të ishte aty në vend të Milloshoskit do ta bënte deputetin e BDI-së, Arbër Ademi të notonte në patos.

“Do të doja shumë të isha në kuvend në vend të Milosovskit, kështu që në fillim të shohim nëse Arbër Ademi di të notojë në patos!”, ka shkruar Janko Baçev.

Për më tepër partia e Baçev ka lëshuar edhe një reagim zyrtarë nga ku thonë se atë natë sigurimi është dashur ta tërheq zvarë Ademin.

“Për Maqedoninë e Bashkuar është e rrezikshme sjellja e sigurimit parlamentar, i cili gjatë gjithë kohës vetëm në heshtje e ka përcjellë ngjarjen, ndonëse në fillim Ademi është dashur të nxirret nga salla siç e kërkonin protokollet e sigurisë për të vepruar në situate të tilla. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë presin përgjigje dhe përgjegjësi për këtë sjellje të sigurisë parlamentare, e cila është qind për qind e përbërë nga shqiptarë. Ndryshe, përsëritet praktika e vjetër se rregulloret vlejnë për maqedonasit, por jo për shqiptarët”, thuhet në reagimin e partisë së Baçevit./indeks.mk/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet